Në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, sot do të zhvillohen dy ndeshjet përmbyllëse të kësaj jave.
Dy ndeshjet që do të zhvillohen sot janë mes Gjilanit dhe Lirisë, teksa Trepça’89 është nikoqir i Flamurtarit.
Gjilani ka treguar paraqitje të mira në ndeshjet e fundit, për dallim nga Liria që ka pësuar tri humbje radhazi së fundmi.
Nga ana tjetër, në ”Riza Lushta”, Trepça’89 pret Flamurtarin e Prishtinës në Mitrovicë.
Pas një fillimi fantastik, prishtinasit nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit, ndërsa, ”Minatorët” në pesë ndeshjet e fundit nuk kanë regjistruar asnjë fitore.
Përndryshe, të dyja ndeshjet e sotme fillojnë nga ora 15:00.