Veturat më të kërkuara gjatë dhjetorit 2020 në Evropë ishin Golf si dhe dy modelet elektrike, Volkswagen ID.3 dhe Tesla Model 3.
Kërkesa për vetura elektrike në vitin 2020 është rritur me 147 për qind në krahasim me vitin 2019.
Kësisoj, gjatë vitit që shkoi blerësit në Evropë kanë porositur 1.42 milionë njësi, kurse në vitin 2019 ishin porositur 575 mijë të tilla, ka bërë të ditur sajti Jato të enjten.
Dy modelet më të shitura gjatë dhjetorit 2020, pas Golfit, ishin modele elektrike.
Gjatë dhjetorit në Evropë u shitën 30.073 njësi të Golfit, kurse pasuan VW ID.3 me 27.997 porosi dhe Tesla Model 3 me 24.567 porosi.
Nëse merren parasysh të gjitha porositë e vitit 2020, atëherë vetura më e kërkuar në Evropë është Renault Zoe (99.261), më pas vijnë Tesla Model 3 (85.713), VË ID.3 (56.118), Hyundai Kona (47.796) dhe VW e-Golf 7 (33.650).