Gjendja e dy të miturve të lënduar pas goditjes nga rryma elektrike në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë është serioze.
Ejup Govori, mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) bëri të ditur për teve1.info se të lënduarit janë të moshës 15-vjeçare.
Gojori theksoi se dy të miturit kanë marrë djegie të shkallës së rëndë në pjesë të trupit.
“Dy pacient me vit të lindjes 2008 janë pranuar me emergjence me shkallë të djegies së rënd, të shkallës së 2-të dhe në disa regjione të shkalles së 3-të, por që gjendja e tyre është stabile. Njëri prej tyre është me lehtë ndërsa tjetri me djegie të shkallës së dytë në shuplaken e dorës së djathtë me çrast është pranuar në kliniken e kirurgjisë plastike. Ndërsa ka djegie shumë serioze në sipërfaqe të shpinës, dorës dhe këmbë. Ky i fundit është pranuar në sallën operative ku pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik ku është referuar nga kirurget plastik për mjekim intensiv”, ka deklaruar mjeku kujdestar, Ejup Govori.