Dy oficerë janë qëlluar me armë gjatë protestave të mëdha që janë zhvilluar në qytetin amerikan të Louisville.
Kjo pasi gjykata ka vendosur se nuk do të ngriten akuza për vrasjen e gruas me ngjyrë, Breonna Taylor, e cila ishte e paarmatosur, shkruan BBC.
26 vjeçarja Taylor e cila ka qenë punëtore spitali, është qëlluar disa herë nga tre oficerë që kishin mësyrë shtëpinë e saj më 13 mars të këtij viti.
Njëri nga oficerët, Brett Hankison, është akuzuar jo për vdekjen e Taylor, por për “rrezikim të përgjithshëm”.
Ndërsa dy oficerët tjerë nuk janë duke u përballur me akuza.