Dy orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdares

Prishtinë | 08 Gus 2024 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e së enjtes vërehet një fluks i madh për të dalë nga Kosova, tek pika kufitare Merdarë e  Dheu i Bardhë.

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar në përditësimin e fundit të statistikave vërehet se ka pritje për të dalë nga Kosova tek pika kufitare në Merdarë e Dheu i Bardhë.

Dy orë pritje dhe mbi një kilometër është gjendja aktuale e pritjes te Merdare.

Edhe tek Dheu i Bardhë ka pritje deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova.

Pritjet e tjera janë të zakonshme dhe zgjasin 5-10 minuta.

Të ngjashme