Zyra e Prokurorit Disiplinor e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) ka bërë padi më 8 shkurt të këtij viti ndaj Komisionit për Ankesa, organ ky po ashtu në kuadër të Odës.
Padia është ushtruar megjithëqë Komisioni është shkallë e dytë dhe vendimet e tij konsiderohen të prera, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo zyrë pretendon se Komisioni ka bërë shkelje kur e ka nxjerrë një vendim më datën 16 nëntor të vitit 2016 rreth ankesës së personit Z. H. të ushtruar ndaj avokatit Xh. M. (të dy emra të njohur për redaksinë).
Komisioni i Ankesave e ka obliguar avokatin që t`ia kthejë 1 mijë euro ankuesit, pasi që ka konsideruar se mjetet i janë marrë jashtëligjshëm krahas 10-përqindëshit, për të cilin janë marrë vesh me kontratë paraprakisht.