Dy pacientë ikin nga Enti Special në Shtime

Prishtinë | 04 Shk 2023 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Nuk janë të rralla rastet kur pacientët në Qendrën Integruese Rehabilituese të të sëmurëve kronikë-psikiatrikë ikin nga ky institucion dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Një rast i tillë është raportuar të premten në stacionin e Policisë në Shtime.

Sinjali mëson se një punëtor i Entit ka njoftuar Policinë se dy pacientë janë larguar pasditen e djeshme nga kjo qendër dhe kjo nuk është hera e parë që bëjnë këtë gjë.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia është aktivizuar për t’i kërkuar dy pacientët, të cilët sipas informacioneve të para njëri ndodhet në Pejë e tjetri në Prishtinë.

Akoma nuk dihet se si pacientët kanë arritur të largohen nga qendra dhe a e kanë bërë me plan ikjen.

Në lidhje më rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të vazhdojnë kërkimet.

Të ngjashme