Dy persona ekstradohen në bashkëpunim me INTERPOL-in, një nga Gjermania në Kosovë dhe një nga Kosova në Shqipëri

Prishtinë | 08 Pri 2026 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për realizimin me sukses të dy ekstradimeve të personave të kërkuar ndërkombëtarisht, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë.

Sipas njoftimit, “Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, kanë realizuar me sukses dy ekstradime të personave të kërkuar nga drejtësia, të shpallur në kërkim ndërkombëtar me karton të kuq (red notice) në INTERPOL”.

Autoritetet bëjnë të ditur se më 7 prill 2026 është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Gjermania në Kosova.

“Dje, më 07.04.2026, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, shtetasi kosovar me inicialet I. A., pasi që i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sot është realizuar edhe një ekstradim në drejtim të kundërt, nga Kosova për në Shqipëria.
“Sot, më 08.04.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëria, shtetasi kosovar me inicialet N.C., pasi që i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë shqiptare. I dyshuari u është dorëzuar autoriteteve policore shqiptare në PKK Vermicë”, njofton Policia.

Të ngjashme