Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gllogoc ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) e kanë kërcënuar dhe pastaj kanë hedhur dy shishe me lëndë djegëse (benzinë) në brendi të vend punimeve.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:45 dhe pas kësaj informate Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Njësia policore ka arrestuar njërin nga të dyshuarit, ndërsa tjetri gjendet në arrati.
Rasti është duke u hetuar.