FSK asgjëson dy mjete të dyshimta në Prishtinë e Gllogoc

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 15:11 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Gllogoc dhe Prishtinë ka asgjësuar në mënyrën të kontrolluar dy mjete të dyshimta.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se në një rrugicë ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar”

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se në fushë ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident”, bëhet e ditur në raportin policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme