Dy persona lëndohen rëndë në Përmet, dyshohet se ranë në kontakt me një mjet shpërthyes

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabovë të Përmetit në Shqipëri, ku dy persona janë lënduar rëndë, pasi kanë rënë në kontakt me një mjet shpërthyes.

Sipas mediave në Shqipëri, të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin e Tiranës me ndihmën e helikopterit, pasi dyshohet të jenë gjymtuar si pasojë e mjetit që ka shpërthyer.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Në vendngjarje kanë shkuar grupet policore për të hulumtuar rastin në fjalë.

Të ngjashme