Dy persona janë arrestuar në Pejë pasi janë rrahur mes vete.
Të dyshuarit kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, njëri me 1.05 promil dhe tjetri me 0.96 promil.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton policia përmes raportit, transmeton Klankosova.tv.