Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur pasditen e sotme, ku treni kishte goditur veturën në hyrje të Prishtinës, konkretisht te Kroi Njelmët.
Personat e lënduar nga plagët e marra janë dërguar për tretman mjekësor, kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, ka thënë Ahemti.
Në vendin e ngjarjes, të pranishëm kanë qenë autoambulanca si dhe njësia policore.
Për këtë rast, ekipi i Teve1 ka bërë të ditur se në veturë i pranishëm ka qenë vetëm një person.