Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën në Gjakovë

Prishtinë | 21 Kor 2025 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën në Gjakovë.

Ata u dërguan në Spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” Gjakovë, por fatkeqësisht nuk u mbijetuan plagëve të marra.

Lajmin e konfirmoi Policia e Kosovës .

“Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendin e punës, në rrugën “Bardhyl Çaushi ” në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre”, tha zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj..

Të ngjashme