Dy raste të konfirmuara me koronavirus në komunën e Prishtinës jane banore të lagjes Tokbashqe.
Lajmin për Gazetën Shneta e ka konfirmuar drejtori i Institutit Prof. Dr. Naser Ramadani. “Po mund t’ju konfirmoj se janë banore të lagjes Tokbashqe”.
Dy femra, njëra 29 dhe tjetra 50 vjecare janë diagnostikuar me Covid-19 më datën 21 mars në komunën e Prishtinës, konkretisht nga lagjja Tokbashqe. Ato janë kontakte të rastit të Janjevës. /Gazeta Shneta/