Dy raste të ngacmimit në rajonin e Prishtinës

Prishtinë | 03 Mar 2026 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Dy raste të ngacmimit janë rapotuar në rajonin e Prishtinës.

Në lidhje me rastin e parë, dje janë intervistuar dy të dyshuar pasi të njëjtit dyshohet se e kishin ngacmuar viktimën mashkull kosovar.

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Derisa rasti i dytë kishte ndodhur më 12 janar 2023, por tek dje është siguruar prezenca e të dyshuarës femër e cila ishte në kërkim policor.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme