Dy raste të reja me Covid-19 në Ligën Premier

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Liga Premier ka njoftuar se janë regjistruara dy raste të reja me Covid-19 në testimet e bëra për shtatë ditët e fundit.

Dy rastet e reja rezultuan nga 1,599 testime të bëra nga e hëna e javës së kaluar, deri në këtë të hënë.

Kjo dëshmon se protokolli i ligës angleze po ka sukses dhe gjërat janë duke u normalizuar, me tifozët që pritet të rikthehen nëpër stadiume në muajin maj, në ditën edhe kur mbyllet edicioni.

Rreth dhjetë mijë tifozë do të mund të futen nëpër stadiume me kapacitet të madh, derisa në ato më të voglat deri në katër mijë.

Klubet po i përmbahen rregullave të vendosura për coronavirus dhe kjo ka bërë që rastet me infektim të ulen ndjeshëm.

Liga Premier me gjasë në edicionin 2021/22 do të ketë të pranishëm edhe tifozët, pasi tashmë ka filluar vaksinimi i popullatës për pandeminë botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme