17 persona nga komuna e Pejës janë konfirmuar me COVID-19 deri më tani. 4 nga ta janë shëruar, ndërkaq 1 ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Dy rastet e fundit nga kjo komunë u konfirmuan mbrëmjen e së martës, kur IKSHPK publikoi rezultatet e testimeve për COVID-19. Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, ka thënë për Express se po gjurmohen edhe kontaktet e personave të prekur, për t’u testuar
Dy persona nga komuna e Pejës rezultuan pozitivë në testimet për koronavirus të martën.
E për njërin nga ta, ky nuk ishte testimi i parë.
Drejtori i Shëndetësisë së pejës, Petrit Loci, ka treguar se personi nga fshati Llugagji, është ritestuar dhe ka rzultuar pozitiv me COVID-19.
“Rasti i Llugagjisë ka qenë ritestim. Para disa ditësh është testuar dhe ka rezultuar negativ, por pasi ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe është menduar se mund të jetë burim, është testuar edhe një herë, ku ka rezultuar pozitiv. Ndërkaq personi nga Peja është rast kontakti. Vjen nga e njëjta familje ku tashmë ka persona të konfirmuar. Janë 10 nga e njëjta familje”, ka deklaruar Loci.
Loci shtoi se gjatë ditës së sotme nuk është marrë asnjë mostër për testim nga Peja, megjithatë ai shtoi se janë në gjurmim të kontakteve të të konfirmuarve deri më tani.
“Sot nuk kemi asnjë rast për testim. Por po gjurmohen dhe ëprpunohen kontaktet e personave të konfirmuar deri më tani”, tha Loci.
Ai shtoi se gjendja me furnizime me materiale shpenzuese në QKMF;të e Pejës është stabile.
“Gjendjen me furnizime e kemi stabile, nuk ka ndonjë mungesë të momentit. Kemi furnizime për një periudhë afatmesme. Jemi furnizuar nga Ministria e Shëndtetësisë por edhe me mjetet tona vetanake”, tha Loci.
Ai po ashtu deklaroi se qytetarët e Pejës po iu përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të dala nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtari i Shëndetit Publik të Kosovës.
“Qyteraët po i zbatojnë vendimet. Ka pasur raste të shkeljeve, por janë ndërmarrë masa ndaj tyre”, theksoi Loci.
Loci bëri të ditur se 2 qytetarë të Pejës po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së, ndërsa të tjerët po trajtohen në shtëpitë e tyre.
Ndërkohë, numri i personave të prekur me CCOVID-19 në Kosovë tashmë ka shkuar në 504.
Nga ta, 128 janë shëruar, ndërsa në tërë territorin e Kosovës kanë vdekur 18 persona.
Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, të mërkurën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.
Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.
Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.
Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, por do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill.