Labeli “On Records” dhe dy reperat e njohur Mozzik dhe Getinjo, pak javë më parë ishin në krye të lajmeve të portaleve për shkak të prishjes së kontratës.
Prej vitesh bashkëpunëtorë të besuar të një prej studiove më të njohura të muzikës, dy vëllezërit vendosën të ndjekin një rrugë të re, të shkëputur nga “On Records”.
Por gjithçka nuk ka ka kaluar qetësisht. Zhurma e madhe që u shkaktua pas statuseve virtuale të dy reperëve dhe ish-menaxherit të tyre ka shkruar deri në gjykatë. Pas largimit të Mozzik dhe Getinjo, producenti i “On Records” deklaroi se dy reperët do përballen me ligjin për prishjen e kontratës.
Nga burime të mediave të Kosovës është mësuar se për Mozzik dhe Getinjo është hapur një gjyq, i cili u kërkon reperave 1.4 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës dhe për prishjen e imazhit.
Mozzik dhe Getinjo janë njoftuar për t’u paraqitur në gjyq, por nuk dihet nëse do të jenë të pranishëm në seancën e parë, e cila do të mbahet në 12 shkurt në Gjykatën Themelore.