“Ke nevojë për vitaminë D” – Plas sherri mes Getinjos dhe Vivienit

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 01:51 | Nga Ekonomia Online

Çifti i “Big Brother Vip Kosova”, Vivien dhe Getinjo janë zënë për herë të parë së bashku. Zënka nisi me humor, por përfundoi me Getinjon duke thënë se gjërat mes tyre do të ndryshojnë tani e tutje. Si nisi e gjitha?

Vivien kërkoi ujë me vitamina dhe në formë batute Getinjo i tha “Ke nevojë për vitaminën D”.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga Vivien e cila iu kthye ashpër. “S’kam nevojë, e gjej kur të dua vitaminën D, kam plot vitaminë D ku të dua”, i tha ajo.

Getinjo i sqaroi se po bënte shaka në mënyrë që ajo të qeshte dhe shtoi se nuk i pëlqeu aspak përgjigja e saj pasi nuk ishte diçka që mund t’i thuhej atij.

Vivien i tha se nuk duhej ta kishte bërë atë koment, ndërsa reperi e mbylli duke u shprehur: “Me atë që the kanë ndryshuar shumë gjëra tani. Jam i sinqertë, ishte fjalë e rëndë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme