Fis Juniku e thotë hapur se i pëlqen Ana Kabashi: Ka qëndrim burrnor

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 23:30 | Nga Ekonomia Online

Gjatë natës së sonte të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me momentet më interesante të banorit të ri të këtij ‘reality show’, Fisi Junikut.

Madje, në një moment ai u pyet nëse “ia ka vënë syrin” konkurrentes Ana Kabashi.

“Ia kam thënë Anës në sy që është një femër shumë ‘seksi’, në kuptimin që është e bukur dhe më pëlqen në mënyrë fizike. Sendi që më së shumti më pëlqen tek ajo është karakteri i fortë dhe qëndrimi burrëror. I kam qejf gjërat e vështira, prandaj ajo është një sfidë për mua”, ka thënë Fisi duke folur për Anën.

Por, si u përgjigj Ana? Ajo e ka mirëpritur interesimin e Fisnikut dhe ka lënë të hapur të gjitha mundësitë. “Loja është e hapur”, u shpreh ajo në anglishte

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme