Big Brother VIP Kosova organizon festimin e Pavarësisë për banorët

Prishtinë | 17 Shk 2023 | 22:24 | Nga Ekonomia Online

Për banorët e Big Brother VIP Kosova, produksioni ka përgatitur një festë për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si dhe 14-vjetorin e themelimit të Klan Kosovës.

Që në fillim të mbrëmjes ka rënë në sy Xhuli Nura, e cila po shkëlqen në veshje tradicionale nga Rugova.

Sonte do të keni mundësi të ndiqni një Prime si asnjëherë më parë, me supriza dhe muzikë, ashtu siç e do tamam një festë.

Mes tjerash, pritet që në shtëpi të hyjë për të kënduar disa nga këngët e saj të njohura Leonora Jakupi.

Por, natyrisht se si çdo javë tjetër nuk do të mungojnë as debatet dhe ballafaqimet e shumta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme