Ana Kabashi sjell këngën e re “Pse e du”

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Artistja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, sapo ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Pse e du” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka kompletuar tejet mirë edhe nga ana vizuale.

Këngëtarja nga Peja po ashtu ka marrë vëmendje të madhe me dukjen glamuroze e të veçantë në klip.

Tekstin e ka shkruar vet artistja në bashkëpunim me Zana Kabashin, kurse miksimi dhe masterizimi është realizuar nga producenti Mixey.

Për melodinë e këngës gjithashtu është përkujdesur vet artistja Kabashi.

Projekti tashmë është i disponueshëm në platformën YouTube në kanalin e “Onima”.

Kënga besohet se do pritet mirë edhe nga publiku e admiruesit e muzikës së Anës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme