Dy risi te Gjermania, nuk ftohet në miqësore Brajan Gruda

Prishtinë | 19 Mar 2026 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Gjermanisë ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit mars, ku “Pancerët” do të zhvillojnë dy miqësore ndaj Zvicrës dhe Ganës.

Përzgjedhësi Julian Nagelsmann ka sjellë disa risi në këtë grumbullim, duke ftuar për herë të parë Lennart Karl dhe Jonas Urbig, të cilët marrin kështu një mundësi të artë për të debutuar me ekipin e parë.

Ndërkohë, në skuadër rikthehen edhe disa emra të rëndësishëm pas mungesave të gjata, si Kai Havertz, Anton Stach, Josha Vagnoman dhe Kevin Schade.

Nga ana tjetër, bie në sy mungesa e Brajan Grudës, i cili nuk është përfshirë në listën e publikuar nga tekniku gjerman./indeksonline

Të ngjashme