Një polic është sulmuar në pikëkalimin kufitar në Merdare, përderisa ishte në detyrë.
Sipas policisë, raportohet se dy të dyshuar meshkuj serbë duke mos i zbatuar urdhrat e zyrtarëve policor, njëri prej tyre ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët.
“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K/Serb duke mos i zbatuar urdhrat e zyrtarëve policor, njëri prej tyre ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët”,thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.
Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.