Dy shqiptarë të dënuar për vrasje e grabitje arratisen nga burgu në Greqi

Prishtinë | 03 Jan 2025 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër rast i arratisjes së shqiptarëve nga burgjet greke është regjistruar në Greqi. Mediat helene raportojnë se dy 41-vjecarë shqiptarë janë arratisur nga Burgu i Kassavetias.

Arratisja e tyre është evidentuar nga gardianët e burgut rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme. Autoritetet kanë sqaruar se bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë, të dënuar me 20 vjet heqje lirie, pasi akuzohen për vepra të rënda si vrasje, grabitje dhe shkatërrim prone me zjarr.

Dy 41-vjeçarët e arratisur prej vitit 2019 vuanin dënimin në burgun e Kassavetias dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë.

Ata po ashtu rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024 dhe dyshimet janë se kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen. (A2 Televizion)

Të ngjashme