Në Rahovec dje në mbrëmje janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë, pasi kanë paguar me euro të falsifikuara.
Policia ka bërë të ditur se në rrugën Xhelal Hajda në Rahovec, mbrëmë rreth orës 19:00, ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë pasi që të njëjtit kishin paguar në një dyqan me tetë bankënota nga 50 euro (400 euro), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Njësitet policore kanë konfiskuar bankënotat e dyshuara, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti sipas policisë është duke u hetuar.