Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar në Aeroportin e Shkupit gjatë ditës së djeshme, përcjell TV21.
Sipas informacioneve të MPB-së, të njëjtit kanë përdorur pasaporta të flasifikuara.
“Më datë 12.01.2025 në ora 10.00 në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë kanë arrestuar I.K. (53) dhe S.K (26), të dy nga Republika e Turqisë, pasi gjatë kontrollit të pasaportës nga kontrollet në evidencën operative, u konstatua se kishin dorëzuar dokumente udhëtimi të falsifikuara. Ata i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga Sektori për krime ndërkufitare dhe migrim-Shkup për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.