Drejtoria e Parqeve të komunës së Prishtinës në bashkëpunim me organizatën WWF Adria kanë krijuar dy shtigje në parkun Gërmia të kryeqytetit.
Përgjatë tyre janë vendosur edhe pika informuese në mënyrë që qytetarët të mund të identifikojnë bimët apo kafshët.
Kjo u bë me qëllim të vetëdijesimit për rëndësinë e biodiversitetit.
“Shtegu i Breshkës” është njëri nga shtigjet dhe është i gjatë rreth 4 kilometër. Ky është bërë më i shkurtë pasi iu është dedikuar fëmijëve, por që mund ta shfrytëzojnë të gjithë ata që duan të njohin bimët dhe kafshët.
Ndërsa, tjetri shteg është emëruar si “Shtegu i Arinjve” me gjatësi 14 kilometër. Ky emër iu vendos pasi lidhet me “Pyllin e Arinjve” afër Badovcit.