Sulmohen një femër dhe një mashkull në Gërmi, i dyshuari posedonte armë

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Në Parkun e Gërmisë në Prishtinë është sulmuar një femër dhe një mashkull.

Rasti ka ndodhur pasditën e së shtunës, teksa i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimat, i cili është arrestuar.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur dy armë zjarri, një pistoletë me katër fishet, një armë zjarri në të formë të lapsit dhe një thikë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar  i cili për shkaqe të panjohura i kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një femër dhe një mashkull të dy K/Shqiptar dhe të njëjtit si pasoj e sulmit kanë pësuar lëndime ku njëri prej viktimave ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjete dhe konfiskuar dy armë zjarri një pistoletë me 4 fishek,  një armë zjarri në formë të laps –kimikut dhe një thikë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme