Pas takimit me Presidentin e Republikës së Italisë Matarella dhe marrjes së mandatit të kryeministrit, Carlo Cottarelli, ka mbërritur në selinë e Kreyministrisë për të nisur menjëherë punën për formimin e qeverisë së re italiane.
Nëse qeveria e ardhshme italiane merr votëbesimin në Parlament zgjedhjet e ardhshme mund të zhvillohen në fillim të vitit 2019, në rast se Parlamenti Italian nuk i jep votëbesimin qeverisë së Cottarellit zgjedhjet e ardhshme priten të zhvillohen pas muajit gusht të 2018.
Partitë Lidhja, 5 Yjet, Forza italia, Fratelli D’Italia kanë deklaruar se nuk do të votojnë votëbesimin e kësaj qeverie.