Ekonomia Online
FUNDIT

Dy skuadra italiane të interesuara për Olivier Giroud

Dy skuadra italiane të interesuara për Olivier Giroud

Inter dhe Lazio janë dy skuadrat italiane që kanë identifikuar Olivier Giroud të Chelsea si një objektiv transferimi. 34-vjeçarit nuk i është ofruar ende një zgjatje e kontratës në “Stamford Bridge” dhe duket se do të largohet nga Blues kur kontrata e tij skadon në qershor, përcjell GazetaBlic. Interi po planifikon të ringjallë interesin e tyre […]

Inter dhe Lazio janë dy skuadrat italiane që kanë identifikuar Olivier Giroud të Chelsea si një objektiv transferimi.

34-vjeçarit nuk i është ofruar ende një zgjatje e kontratës në “Stamford Bridge” dhe duket se do të largohet nga Blues kur kontrata e tij skadon në qershor, përcjell GazetaBlic.

Interi po planifikon të ringjallë interesin e tyre për Giroud pasi nuk arriti ta nënshkruajë atë vitin e kaluar, por do të përballet me konkurrencën nga rivalët e Serie A, Lazio.

Në rast se ai do të transferohet tek Lazio, do të ishte një “rival” i Vedat Muriqit për epitetin e titullarit edhe pse ka zëra që sulmuesi kosovar mund të largohet në fund të sezonit nga klubi.

Të ngjashme