Ekonomia Online
FUNDIT

Dy skuadrat më të mira nisin stinorin me “finalen” për Superkupë

Dy skuadrat më të mira nisin stinorin me “finalen” për Superkupë

Te Sigal Prishtina janë të vendosur që edicionin 2019/20 në basketbollin e Kosovës ta nisin me trofe, sidomos pas eliminimit në Ligën e Kampionëve ku ishin shumë afër të bënin histori. Prishtina javën e shkuar u eliminua në raundin e parë të Ligës së Kampionëve nga Legia e Varshavës, kurse të martën (sot, 20:30) do […]

Te Sigal Prishtina janë të vendosur që edicionin 2019/20 në basketbollin e Kosovës ta nisin me trofe, sidomos pas eliminimit në Ligën e Kampionëve ku ishin shumë afër të bënin histori.

Prishtina javën e shkuar u eliminua në raundin e parë të Ligës së Kampionëve nga Legia e Varshavës, kurse të martën (sot, 20:30) do të luajë ndeshjen e Superkupës së Kosovës kundër Rahovecit.

Ndeshja do të luhet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Prishtina është kampione në fuqi, derisa Rahoveci nënkampion. Edicionin e shkuar, Prishtina pati triumfuar ndaj Rahovecit si në finalen e Kupës së Kosovës ashtu edhe në serinë finale të plejofit. Në krye të Prishtinës është trajneri Bujar Loci, i cili edicionin e shkuar udhëhoqi Rahovecin drejt dy finaleve.

Loci është optimist se Prishtina do të rrëmbejë të martën (sot) mbrëma trofeun e parë të edicionit, edhe pse thotë se Rahoveci ka formuar ekip të mirë dhe nuk do të jetë lehtë.

Të ngjashme