Dy sulmet më efektive në botë përballë – Mbappe, Neymar e Icardi ndaj Sancho, Haaland dhe Reus

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Sonte rikthehet gara më e madhe për klube në Ligën e Kampionëve, ku spikasin dy takime.   

Liverpooli udhëton te Atletico Madridi, ndërsa Paris Saint-Germain do të jetë në udhëtim te Borussia Dortmund.

Kjo ndeshje e fundit po cilësohet si ndeshje e sulmuesve dhe golave.

Në Gjermani sensacion po konsiderohet Erling Haaland, ku në krahë do t’i ketë Jadon Sanchon dhe Marco Reusin.

Në anën tjetër janë Mauro Icardi në qendër të sulmit, me Kylian Mbappe dhe Neymar në krahë.

Por cila nga këto dy treshe janë më mirë statistikisht?

Në këtë fazë ka pak dyshim se Mbappe është sulmuesi më i mirë në planet – ai ka shënuar 24 herë dhe ka dhënë 11 asistime në këtë sezon.

Në anën tjetër, Haaland ka shënuar një gol çdo 34 minuta sa ka qenë në fushë.

Ish ylli i Red Bull Salzburgut ka shënuar tetë gola në këtë fillim, duke shndërruar 61.5 për qind të goditjeve në gol.

Për PSG, Icardi dhe Neymar, po ashtu kanë shënuar, me 18 gola për argjentinasin dhe 15 për brazilianin.

Ndërsa te Dortmund, Sancho ka 15 gola, ndërsa asi veteran, Reus, kanë shtuar 12.

Ajo që bie në sy është se Sancho ka shtuar 16 asistime, që do të thotë se ai është përfshirë në 31 gola këtë sezon.

Me këto dy shifra, këto dy sulme pritet që të na dhurojnë spektakël në këto dy ndeshje.

Të ngjashme