Dy të arrestuar në lidhje me fluturimet me dronë në aeroportin në Londër

Prishtinë | 22 Dhj 2018 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe thotë se janë arrestuar dy persona në lidhje me “përdorimin kriminal të dronëve”, që kanë penguar trafikun ajror në Aeroportin Gatwick të Londrës.

Shefi i policisë në Sessex, James Collis tha se arrestimet janë bërë në orët e vona të 21 dhjetorit dhe janë pjesë e “hetimeve të vazhdueshme mbi përdorimin kriminal të dronëve, që kanë penguar disa fluturime në Aerportin Gatwick”.

Policia u ka bërë thirrje “publikut, pasagjerëve dhe komunitetit përreth Gatwick që të jenë vigjilent” dhe të kontaktojnë autoritetet nëse kanë informacione për këtë rast.

Asnjë detaj tjetër nuk është bërë publik lidhur me personat e arrestuar. Ndaj dy të arrestuarve ende nuk janë ngritur akuza.

Autoritetet thonë se fluturimet me dronë janë bërë qëllimshëm, në mënyrë që të pengojnë fluturimet në aeroportin, vetëm disa ditë para Krishtlindjeve.

Më shumë se 50 pajisje fluturuese janë parë të kenë fluturuar- që policia i ka përshkruar si dronë – në afërsi të pistave të aeroportit që prej mbrëmjes së 19 dhjetorit, duke detyruar që qindra fluturime të anulohen.

Fluturimet në Aerportin Gatwick janë rikthyer më 21 dhjetor. Sipas ligjeve britanike, dronët nuk mund të fluturojnë në afërsi të avionëve, në një perimetër prej një kilometri dhe kushdo që shkelë këtë ligj, përballet deri më 5 vjet burgim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme