Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Klinë pasi nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, duke i penguar në kryerje të detyrës.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.