Dy persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, mbi dyshimin për tentim-vrasje ndaj 19 vjeçarit në Drenas, rast ky që ndodhi javës së shkuar.
Të dy, pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ndërsa shton se të arrestuarit e dyshuar janë: H.Sh, mashkull 26 vjeç, dhe A.B, mashkull 18 vjeçar – të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Një 19 vjeçar, më 5 shkurt, kishte mbetur i plagosur si pasojë e lëndimeve të marra kur u sulmua me thikë, pas një rrahje në progres në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas.
I njëjti ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim të mëtejshëm mjekësor.