Katër persona janë arrestuar të martën lidhur me keqpërdorime në Telekom. Dy prej tyre ishin këshilltarë të ish-minstrave Selim Selimi e Agim Veliu.
Bëhet fjalë për ish-zyrtarët Trim Musliu dhe Armend Osaj. Musliu ishte edhe këshilltar i Selimit.
Ata dyshohen për keqpërdorim të një kontrate të marketingut.
Burimet e Express-it kanë konfirmuar edhe arrestimin e Denis Ceman i cili ishte këshilltar i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Ndërkaq personi i katër është K.M, vëllai i Trim Musliut.