Punëtorët e PTK-së i japin edhe një javë kohë Qeverisë

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Këshilli organizativ i protestave i FSP-PTK-së, i ka dhënë kohë një javë Qeverisë së Kosovës, për të gjetur një zgjidhje.

Sipas tyre nëse edhe pas kësaj jave nuk arrihet një marrëveshje, nga data 16 nëntor do të protestojnë dhe do të hyjnë në greva të përgjithshme.

Komunikata e plotë:

Pas komunikimeve te vazhdueshme me Kryeministrin z. Hoti  dhe ministrin z. Kuçi dhe premtimet qe brenda dy apo tri ditëve do te zgjidhet përfundimisht kontesti me Dardafon dhe Telekomit të Kosovës.

Këshilli i grevave për shkak te gjendjes se krijuar me covid 19 dhe pas kërkesave qe ti jepet hapësirë  dialogut ka pranuar qe edhe kjo javë te jetë jave e negociatave përfundimtare për gjetjen e zgjidhjes se qëndrueshme për Telekomin e Kosovës.

Këshilli i grevave ka marr vendim te prere qe nëse dështojnë hapja e xhirollogarive dhe fillimi i operimit normal te ndërmarrjes gjatë kësaj javë, nga e hëna datë 16.11.2020 nga ora 13:00 do te protestohet para Qeveris se Republikës se Kosovës si dhe do te filloi po ata ditë edhe me greva të përgjithshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme