Dy të dyshuar për fajde dhe detyrim arrestohen në Prishtinë dhe Lipjan

Prishtinë | 04 Tet 2023 | 22:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore – Prishtinë, ka zhvilluar një operacion policor në dy lokacione të ndryshme nën dyshimin e bazuar se janë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Me datë 04.10.2023 DHKOKR ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente, me ç’rast në Prishtinë dhe Lipjan është zhvilluar operacioni policor gjatë të cilit janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:
• Një revole,
• Tre telefona mobilë,
• Një automjet,
• 915 euro,
• Shënime/ evidenca që dyshohet se ndërlidhen me veprat e lartcekura.

Lidhur me rastin, pas arrestimit të dy personave të dyshuar me iniciale L.A. dhe S.A., të njëjtit i janë nënshtruar procesit të intervsitimit, pas të cilit me aktvendim të prokurorit kompetent të njëjtit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme