Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Arben Vitia po vazhdon me skandalet e një pas njëshme në kohë pandemie.
Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, dy personat e ardhur nga Suedia me 11 maj në Kosovë, nuk janë futur në karantinë sipas rregullave që ka vendosur ministria e Shëndetësisë, por ata janë lejuar të shkojnë shtëpi.
E vetëm pas dy dite, këta dy persona të ardhur nga Suedia dje rezultuan pozitiv me Coronavirus, ata janë nga qyteti i Vushtrrisë.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli.
Meholli thotë se këta dy persona nuk u futën në karantinë në konvikte me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta Metro.
Reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë
Sot janë konfirmuar edhe 2 raste të reja me Coronavirus në qytetin tonë.
Të dy rastet janë nga e njejta familje, me banim në rrugën 2 maji. Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre.
Rastet e kontakteve të paralajmruara sot për testim sipas informatave nga IKSHPK nuk kanë arritur të përfundohen sot ndërsa rezultatet pritet të dalin nesër.
Ju lutem qëndroni në shtëpi, mbane distancen dhe përdorëni mjetet mbrojtëse, kështu nuk e marrim e as nuk ja japim askujt virusin.