Shkencëtari britanik: Personat me grip duhet të karantinohen

Prishtinë | 03 Jan 2022 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit që janë ftohur ose me grip duhet të izolohen për disa ditë, tha një nga shkencëtarët kryesorë britanikë, Frank Atherton.

Atherton, eksperti kryesor mjekësor i Uellsit, thotë se kriza e koronavirusit duhet ta bëjë kombin të rimendojë “si sillemi si shoqëri” dhe se kushdo me një infeksion viral duhet të izolohet për të parandaluar përhapjen e infeksionit te të tjerët.

Komentet erdhën në një kohë kur Britania e Madhe po lufton me përhapjen e llojit omicron.

Sipas rregullave aktuale në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut, kushdo që është pozitiv për COVID-19 duhet të jetë në karantinë për të paktën shtatë ditë, përcjell KP.

Nëse pacienti rezulton negativ në test, ai mund të dalë nga izolimi pas gjashtë apo shtatë ditësh, ndërsa në Skoci periudha e karantinës së detyrueshme është të paktën 10 ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme