Policia ka njoftuar se nga Qendra Edukuese në Lipjan, kanë ikur dy të dënuar
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qendrën korrektuese në Lipjan, ndërkaq dy të dënuarit që kanë ikur, janë të mitur.
Policia në raportin 24 orësh ka theksuar se rasti është duke u hetuar.
“Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan 23.03.2020 – 20:32. Nga qendra korrektuese është raportuar se dy të dënuar meshkuj kosovarë (të mitur), kanë ikur nga kjo qendër. Rasti është duke u hetuar”, thekson raporti