Dy persona të panjohur kanë tentuar ta rrëmbejnë një të mitur në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, i mituri derisa kishte qenë duke ecur rrugës pasi ka dalë nga shkolla ishte kanosë dhe tentuar të futet me dhunë në një veturë në lëvizje.
Viktima kishte arritur të largohet dhe në veturën e të dyshuarve kishte vërejtur se kishte qenë një armë e gjatë. Rasti vazhdon të hetohet.
TENTIM RRËMBIMI
Prishtinë 15.02.2022 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur derisa kishte qenë duke ecur këmbë në rrugë pasi ishte dalë nga shkolla ishte kanosë dhe tentuar të futet me dhunë në një veturë në lëvizje nga dy meshkuj të panjohur. Viktima kishte arrit të largohet dhe në veturën e të dyshuarve kishte vërejtur se kishte qenë një armë e gjatë. Rasti vazhdon të hetohet.