Dy të vdekur, e mbi dy mijë numri i rasteve aktive me ‘Covid 19’

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë aktualisht janë 2 mijë e 184 raste aktive me COVID-19.

Në 24-orëshin e fundit 175 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në vend, ndërsa dy persona kanë vdekur nga koronavirusi.

Janë shëruar 105 qytetarë, ndërsa janë vasionuar vetëm 13 persona.

Ndryshe në një komunikatë për medie, të lëshuar nga Instituti i Shëndetësisë Publike, bëhet e ditur që ata kanë krijuar ‘task forcën’, në rast se kemi valë të re të infektimeve me virusin vdekjeprurës ‘Covid 19’.

Të ngjashme