Dy persona janë raportuar si të zhdukur në Kosovë nga 15 deri më 17 prill.
Në Mitrovicë, të shtunën, një grua ka deklaruar se vajza e saj, e moshës së mitur është dalë nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj.
Ndërsa, në fshatin Doblibarë të Gjakovës, të mërkurën, një person kishte thënë se babai i tij ishte larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të dyja rastet janë duke u hetuar.