Dy ushtarë të Forcës së Sigurisë e kanë përfunduar me sukses shkollimin në Gjermani.
Nënoficerët rreshter Kushtrim Sejdiu dhe tetar Behar Konjuhi, kanë qenë për dy vite në Qendren për Teknikë dhe Sisteme Tokësore të Bundeswehrit.
Këtë e bëri të ditur Atasheu ushtarak i Kosovës në Gjermani, Xhavit Sadrijaj.