Duke gëdhirë e marta e 6 qershorit dy vëllezër shqiptarë emigrantë në Itali në një qytezë në Provincën e Bergamos u grindën keq me njeri tjetrin.
Vëllai i madh Albion Adelaj 24 vjeçar goditi tre herë me thikë guzhine në stomak vëllain e vogël, 22 vjeçarin D. Adelaj.
Më pas i penduar e dërgoi vetë në ambulancë për t’i dhënë ndihmën e parë. Albioni u vetëdorëzua në polici, ndërsa i vëllai është në gjendje të rëndë , por jashtë rrezikut për jetën i shtruar në Spitalin Papa Giovanni XXIII të Bergamos.