Dy vetura janë shkatërruar pasi janë përfshirë nga zjarri të premten në lagjen “Marigona Rezidencë” në Prishtinë. Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur që të shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e flakëve në një objekt hotelier, raporton Ekonomia Online.
Sikur shihet në pamjet e EO, një veturë e tipit BMW dhe një Golf janë djegur tërësisht. Ndërsa policia konfirmoi se edhe dy vetura të tjera janë dëmtuar.
Zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, përmes një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online ka konfirmuar se në këtë rast dy vetura janë përfshira tërësisht nga zjarri përderisa dy të tjera pjesërisht.
Ndërkaq sipas, Borocit nuk raportohet për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i zjarrfikësve dhe njësiti policor.