Dy vjet e gjysmë burgim ndaj një personi për vrasje të rëndë në tentativë

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 12:01 | Nga

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 13 korrik 2017, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit G.P, i cila në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë ne tejkalim të mbrojtjes së nevojshme nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 dhe 12 dhe veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Agim Maliqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë për veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë ne tejkalim të mbrojtjes së nevojshme nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 dhe 12 për të cilën është gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet,e katër (4) muaj, ndërsa veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, të pandehurin G.P e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) muaj. Konform nenit 80 paragrafi 1 të KPRK-së i pandehuri është gjykuar me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet e gjashtë (6) muaj.

I pandehuri G.P, akuzohet se më 6 korrik 2013, në Prizren, me dashje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarit E.K dhe H.A si dhe ka rrezikuar jetën e personave të tjerë, pas një rrahje që kishte ndodhur një natë më parë mes E.K me shokët e të pandehurit dhe I.P e Xh.D në të cilën rrahje ishte përfshirë edhe i pandehuri G.P.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Të ngjashme